Hasan Dakaj

Kosova & Rajoni

U arrestua sapo hyri në territorin serb, Ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit me një muaj

8 Janar, 21:13| Përditesimi: 9 Janar, 00:41

  • Share

Ish-luftëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili u arrestua disa ditë më parë nga autoritetet serb në pikën kufitare të Mërdarës do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë në burgjet serbe.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjykata serbe

Masën e paraburgimit e ka konfirmuar dhe vetë avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së, Xhevdet Smakiqi.

Ai ka deklaruar po ashtu se vendimi është ankimuar.

“Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtrua ankesë”,- ka deklaruar Smakiqi për mediat kosovare.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte në vitin 1999, kohë në të cilën ai ishte 19 vjeç.

Ish-luftëtari i UÇK-së, së bashku me vëllain e tij Xhevit Dakaj ishin nisur drejt Italisë por u ndaluan dhe arrestuan në pikën kufitare të Merdares teksa hynin në territorin serb. Kosova kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në lirimin e të arrestuarit.

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?