Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar në një bastisje të kyer në banesat e kreut të kartelit ekuadorian 'Gato', ka zbuluar të dhëna për marrëdhënien e kartelit ‘Nueva Generación’ me mafian shqiptare. Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias 'Gato', u arrestua në Pasto, Kolumbi . Por, në të njëjtën kohë, disa bastisje u kryen në Ekuador. Agjentët mbërritën në pronat ku supozohej se edhe shqiptari Artur Rrapaj banonte me alias 'Gato'.
Pas kontrollit u bë arrestimi i tij. Si fillim ndaj tij u regjistrua hetimi për pasuri të pajustifikuar pa e identifikuar si anëtar të strukturës së Nueva Generación Cartel, organizatës që drejtohej nga Sánchez Farfán. Oficerët e uniformuar identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. shkruajnë mediat e huaja.
Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar anëtarë të saj në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi është blerja e kokainës së lirë , sipas një hetimi të InsightCrime . Një burim policor i tha ‘PRIMICIAS’ se shqiptarët, me bazë në Ekuador, shtiren sikur janë biznesmenë që merren me eksportet ushqimore. Por ata janë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë .
Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga 'Gato'. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narkotikët kryesorë në botë . Raporti thotë se dërgesat e kokainës ishin dërguar nga Ekuadori . Ai e bëri këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë .
Kontakti me Sinaloa
Shtetet e Bashkuara e lidhën Sanchezin me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi i tij me kartelin Sinaloa , të udhëhequr nga Ismael 'El Mayo' Zambada . Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se 'El Mayo' Zambada ishte aleat me mafian shqiptare . Konkretisht me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave.
Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México , kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar. Një rrjet transnacional Lidhjet e alias 'Gato' me kartelin Sinaloa dhe mafian shqiptare nuk janë të vetmet në nivel ndërkombëtar . Karteli i ‘Nueva Generacion’, i cili në Ekuador përbëhet nga grupe si Los Lobos dhe Los Tiguerones, ka më shumë lidhje. Kjo u zbulua nga agjentët që morën pjesë në operacionin për kapjen e ‘Gato’-s, si në Kolumbi ashtu edhe në Ekuador. Karteli Nueva Generación, i komanduar nga alias 'Gato', arriti të krijojë një strukturë narko-kriminale me lidhje me: Meksikën (kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación), Kolumbinë (Oliver Sinisterra Front) dhe Evropën (Mafia Shqiptare dhe Klani Devesa).