Akuzohet se vendosi tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet Arlen Hasanaj, gjykata vendos 'detyrim paraqitje'

16 Shkurt 2022, 14:48| Përditesimi: 24 Maj 2022, 14:23

  • Share

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Arlen Hasanaj. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë

Sipas avokatiti mbrojtës provat e grumbulluara prej tyre  u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Vendimi u apelua një dite pasi u caktua masa 'arrest me burg' për Arlen Hasanajn.

“Provat qe kemi dorëzuar qe ne gjyqin e shkuar u morën në konsideratë kësaj radhe dhe u kryen te gjithë akt-ekspertizat për çdo dyshim qe kishin në lidhje me shenjat e gishtërinjve, plagës në dorë etj. Gjithashtu u konfirmua nëpërmjet pamjeve filmike se Hasanaj ne momentin e ngjarjes ndodhej në një zone tjeter pasi u rakorduan iteneraret. Gjykata e shkalles se pare vendosi te pranonte provat.”

Gjykata e Durrësit vendosi më 29 janar 'arrest me burg" ndaj Arlen Hasanaj, Prova kryesore e organit të akuzës, përfaqësuar nga prokurorja Nadime Maliqati Kurti ishte një plagë në dorën e 34-vjeçarit që dyshohet se është shkaktuar nga baruti.

Por  avokati mbrojtës, Ilia Ilia e konsideroi abuziv dhe tha se se prokuroria po mban në burg Hasanajn për interesatmë të larta, pasi i duhet dikush formalisht në burg lidhur me këtë çështje. 

Hasanaj ka mohuar para hetuesve që të jetë ai personi që ka vendosur eksplozivin. Ditën e shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Dukës në lagjen nr.4 në Durrës, Hasanaj është filmuar në qendrën tregtare ‘Megateg’ ekzaktësisht në orën 21:40,  dhe në kohën që ka ndodhur shpërthimi në 22:03 në shtëpinë e Dukës, Hasanja po parkonte mjetin e tij në rrugicën përballë shtëpisë.

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari  rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll  në ambientet e kompanisë së vezëve "Aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë 'Euroshop Durrës'. Pikërisht ky klient i pakënaqur dyshohet të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lali: 16/02/2022 16:18

    o popull sufllaqexhi plehre e bythlepires... po po spati prova pse duhet te rri robi ne burg se i moret ne qafe njerezit kane frike gjyqtaret te japin nje vendim se do cohen sufllaqexhinjte te shkruajne e komentojne, gazetaret te gjejne ndonje te mete dhe vuan robi ne burg se kane frike te japin nje vendim te drejte te bazuar nr fakte, vuan familja vuan fisi. provojeni njeher mbi supe e mbi familjen tuaj o sufllaqexhinj plehra dhe pastaj flisni

    Përgjigju
    • Aspak: 16/02/2022 20:23

      Drejtsia re mban er absurditeti si e vjetra o LALI.. I akuzuari ose rri pret nburg gjersa tpastrohet nga dyshimi, ose lirohet nga akuza dhe eshte qytetar i lire Krimi eshte qe ka hedh tritol jo sufllaqe ore LALI, qe je ne byth kodre e flet si ne maje mali.

    • Gripi: 16/02/2022 18:10

      Qetesohu o Lali merre qete se edhe kur ka prova, e shkuara na tregon se kane humbur rruges. Pak me intereson ky djali dhe aq me pak Duka, pod kane bere aq shume krime keta gjyqtare sa edhe po te japin vendum te drejte prape i shtrembet duket. Ti mos ha sufllaqe se te ngecin ne fyt, shko futi nje shurup thane se te ndalon diarren nga goja.

    • Sufllaqexhiu: 16/02/2022 17:29

      O lali do na lesh ta hame nje sufllaqe rehat apo si e ke hallin?

  • timi: 16/02/2022 15:39

    tallje trapi me bet 5000 i thone. Doktori me 500 mije euro poshte krevatit u kthye ne pune. Ky miku doli ne arrest shpie. Tik llalles ia hoqen sekuestron per pasurine. Ama saje qorri vajti ne burg. spaku po ben namin....

    Përgjigju
  • Lor: 16/02/2022 15:01

    Drejtesia e re e Yuri Kimit po jep frutat e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?