Qani Xhafa

DOKUMENTI/ U arrestua se ishte tapë në timon, pasuesi i Boçit në Kuvend nuk e fsheh ngjarjen në formularin e dekriminalizimit: Jam nën hetim

18 Prill 2023, 09:45| Përditesimi: 18 Prill 2023, 09:55

  • Share

Qani Xhafa, deputeti që zëvendëson Luçiano Boçin në parlament ka pranuar në formularin e dekriminalizimit se është nën hetim nga policia për drejtim në mënyrë të parregullt të makinës. Në dokumentin që ka dorëzuar në KQZ, deklaron se hetimi po vijon.

Ngjarja ndodhi më 11 mars të këtij viti kur Qani Xhafa u arrestua pasi u përfshi në aksident rrugor. Aksidenti ndodhi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafik ndarësen në rrugë. Pas aksidentit, Xhafa është ndaluar nga efektivët e policisë. Ndaj tij u vendos që të hetohet në gjendje të lirë.

Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit. Ai ishte renditur në vendin e 8 në listën e kandidatëve për deputetë, pas Luçiano Boçit i cili arriti të sigurojë mandatin.

Kandidatimi i Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit ka bërë që karrigen e tij në Kuvend ta zërë Qani Xhafa, ish-kreu i Komunës Labinot Mal.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?