Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë sot Gjykata e shkallës së parë Shkodër ndaj Eduart Kësollës i akuzuar për vrasjen e Prek Tonaj. Në seancën gjyqësore, i pandehuri Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati i tij ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30 vjeçarin. Ai ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë atë në vrasje.
Kësolla u arrestua 24 orë pas vrasjes së Tonajt, i cili u ekzekutua më 13 shkurt me breshëri kallashnikovi në fshatin Grudë e Re. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrje, ndërsa Eduart Kësolla është i biri i Pal Kësollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj. Pas arrestimit, Kësolla mohoi të ishte ai autori i ngjarjes, duke deklaruar se nuk kishte qenë në vendngjarje në momentin kur ndodhi ngjarja, por nga ana tjetër hetuesit gjetën shenja baruti në duart e tij.
Saga e vrasjeve mes fiseve
Prek Tonaj është viktima e tretë në këtë familje dhe vjen si rrjedhojë e një zinxhiri të gjatë vrasjesh. Familja Tonaj është në hasmëri me familjen Ksolla nga Dukagjini dhe me familjen Hasanaj. Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau Nikoll Tonajn, vëllanë e Prek Tonajt. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë Pal Ksollën.
Ndërsa në 2011 familja Tonaj u përfshi në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj për çështje votash por më pas janë konfliktuar në urën e Dukagjinit ka mbetur i vrarë Zef Tonaj, vëllanë e dytë të Prekës dhe është plagosur babai i tyre. Po në 2011 Prek Tonaj u arrestua për tentativë vrasje. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe, Tonaj së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.
I gjenden gjurme baruti ne gishta dhe vetem 35 dite paraburgim?!Ky duhet te ishte ne burg pa afat,jo vetem per kete fakt shkencor te pakundershtueshem,por dhe se rrezikon te vritet per gjakmarrje nga Tonajt.
Përgjigju