Momenti i arrestimit te Ilir Rustemit ne tetor te vitit te kaluar

Kronikë

U arrestua si pjesë e grupit 'Bajri', Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit

24 Prill 2019, 14:14| Përditesimi: 24 Prill 2019, 14:18

  • Share

Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit (Bajrit) vëllai i Safet Bajrit. Ilir Rustemi është i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjës për trafikim droge dhe prostitucion.

Prokuroria e Shkodrës i kërkon gjykatës caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për qëllime ekstradimi.

Ilir Rustemi i arrestuar në kuadër të operacionit Oaz që godit grupin 'Bajri' në tetor të 2018. Ilir Rustemi ishte i pranishëm në seancë, por masa e sigurisë ndaj tij u shty për shkak se nuk kishte avokatin mbrojtës.

Pritet t’u parë nëse do ti njihet ky vendim në Shqipëri, pra dënimin me 5.6 vite burg do ta vuajë në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?