GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të laboratorit të drogës Fier pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal. Duke i zëvendësuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Koshena u arrestua se bashku me katër të rinj pasi qarkullonin me 2 armë zjarri në makinë ndërsa mbanin 2 kallashnikovë në banesë. Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.
Ata po qarkullonin me automjetin tip “Range Rover” kur u ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.