LEZHË- Gjykata e Lezhës, ka lënë sot në fuqi masën e 'arrestit me burg' për Jetmir Llani, 46 vjecari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznese në Kurbin.
Nga hetimet rezulton, se Llani përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror te padrejtë.
Ndërkohë avokati i tij i heh poshtë pretendimet për gjobvënie.
“Gykata pranoi të dyja kërkesat e Prokurorisë, vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe caktoi masën arrest me burg. Në bindjen time kërkesat janë në kundërshtim me ligjin. Është rast unikal që kallëzuesi dhe i pandehuri kanë të njëtin qëndrim. Kallëzuesi thotë që Jermir Llani me thotë që mos të shfrytëzoj kufirin se deri këtu e ke kufirin.
Në kallëzim nuk ka gjobëvënie, sepse Llani nuk merrte lekë. Jetmiri Llani na tha doni lekë ju japë unë. Është për të tjera qëllime masa e sigurimit, po hyjmë në fushatë elektorale dhe Jetmir Llani duhet në burg” tha avokati i Llanit.
Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se të kryhej operacioni i policisë pas indicieve të marra.
Gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy te miturit u kapën ne flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjecari në flagrancë u realizua edhe operacioni për arrestimin e Jetmir Llanit më 3 mars.
Kush është Jetmir Llani?
Jetmir Llani ishte liruar vetëm pak muaj më parë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij, Leli Shkreta. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur 4 nëntor të vitit 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Kurbinit.
46-vjeçari qëlloi në atë kohë mbi pjesëtarët e familjes Shkreta, pasi në 5 qershor të 2012-ës, vëllezërit e viktimës qëlluan ndaj familjarëve të tij ku për pasojë mbeti i vrarë djali i mitur i 9-vjeçar.
Në këtë zinxhr përplasjesh ka mbetur i vrarë edhe Mark Shkreta babai i dy vëllezërve që vranë fëmijën e mitur, ndërsa që prej lirimit nga burgut Jetmir Llani është shndërruar në tmerrin e bizneseve të zonës, të cilat nëse nuk paguanin tek ai gjobat e majme detyroheshin të mbylleshin.
Komente
