Djali i Ilir Metës, Besarti, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj, kanë vizituar mbrëmjen e sotme babain e tij në qelinë e IEVP-së “Mine Peza”.
Ai dhe Gjokutaj, janë parë në ambientet e burgut “302” në Tiranë, ku pasi kanë ndjekur procedurat janë lejuar të hyjnë brenda.
Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet teksa djali i Metës mbante në duar edhe një çantë me sende për babain e tij, ndërsa i ka dërguar edhe ujë.
Lajmi kryesor:
Skandali i lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin! Ja akuzat (VIDEO)
S.B//ReportTv.al