U arrestua sot për vrasjen dhe masakrimin e çiftit Pasho! Kush është 36 vjeçarja nga Durrësi Elona Kaleshi (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 12:33| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 22:46

  • Share

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi për herë të parë identitetin e plotë të Elona Kaleshit vajzës, e cila u arrestua mëngjesin e sotëm, vënë nën akuzë për vrasjen, fshehjen dhe copëtimin e  kufomave të Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej vitit 2015.

Në llogarinë e 36-vjecares në facebook, nga fotot e publikuara nga Elona Kaleshi duket se edhe ajo sikundër ish-i dashuri i saj Taulanti ka një preferencë të madhe për qentë, ku ka me dhjetëra imazhe të tyre në galerinë e fotove. Në shumicën e fotove të publikuara ka preferuar të fshehë fytyrën e saj, por jo tatuazhin në dorën e majtë, gërmën Q poshtë saj një zemër. Duke i hedhur një sy rrjetit të saj social rezulton të ketë qenë aktive në facebook, referuar postimeve të fundit që ka bërë, mbajnë datën 12 dhjetor të këtij viti. Elona Kaleshi nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane pasi ka një të shkuar penale për drogë. Vajza me origjinë nga qyteti i Durrësi, emigroi shumë herët drejt Italisë, nga ku nisi dhe një histori dashurie me djalin e vetëm të çiftit Pasho. Të dy nisën bashkëjetesën ku në të njëjtën shtëpi të marrë me qira në Firence. Gjatë kohës që Taulanti kryente dënimin për trafik të lëndëve narkotike, Elona e ka vizituar vazhdimisht në burg, madje ajo e priti para dyerve të burgut edhe ditën kur ai do të lirohej më 2 nëntor të vitit 2015. Bashkëjetesa mes Elonës dhe Taulantit vazhdoi edhe përgjatë vitit 2016, vit në cilin Taulanti merr një tjetër dënim, me arrest shtëpie, ku e kryen në banesën e motrës së tij Vitoria. Në fund të vitit 2016-fillimin e vitit 2017 duket se kësaj marrëdhënie shumëvjecare po i vinte fundi. Dy të rinjtë nuk jetonin më bashkë, Taulanti kërkohej nga drejtësia italiane, dhe jetonte në arrati, ndërsa Elona vazhdoi jetën e saj në Firence, ku sipas publikimeve në rrjetin e saj social në facebook ajo ishte në një marrëdhënie tjetër dashurie. Mësohet se i vetmi familjar që ajo ka në Itali është vëllai i saj, Denis Kaleshi.

Elona Kaleshi, ish- e dashura e djalit te vetëm të çiftit Pasho Taulantit, pak ditë para arrestimit mëngjesin e sotëm, pati një komunikim ekskluziv me moderatoren e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume, ku përmes messengerit në facebook u shpreh se nuk fliste me gazetarë për çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj.

Ky reagim i Elona Kaleshit erdhi pas një tjetër dëshmie të rëndësishme bërë në ’Pa Gjurmë’, nga Vitoria, njëra prej vajzave të çiftit Pasho. Ajo u shpreh se personi i fundit që kishte takuar prindërit ka qenë pikërisht nusja e vëllait, Elona.

Por pas kësaj interviste ekskluzive të datës 17 dhjetor, një ditë më pas Elona e kundërshtoi kategorikisht duke mohuar fatin se ishte ajo personi i fundit që pati kontakt me çiftin e masakruar. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje.  Ky ishte reagimi i parë bërë për një media shqiptare, në Report TV nga ish-e dashura e Taulant Pasho, djalit të vetëm të Shpëtim dhe Teuta, eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe. Ndërsa mëngjesin e sotëm Elona tashmë e arrestuar nga policia italiane akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

36-vjeçarja Elona Kaleshi

VIDEO/Emisioni i plotë "Pa Gjurmë"

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?