Foto ilustruese

U arrestuan 2 vite më parë në Durrës, GJKKO nis gjykimin për tatimorët! Merrnin para nga bizneset për mos t’i gjobitur

3 Dhjetor 2020, 10:52| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 10:56

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin ndaj tatimorëve të arrestuar rreth dy vite më parë në Durrës të cilët merrnin para për të mos vënë gjoba.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se janë marrë të pandehur për dosjen janë marrë Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeriraj, Ismail Qypi, Alban Muco, Marinel Sulkaj.

Ndaj tyre rëndon akuza për korrupsion dhe ushtrim ndikimit të paligjshëm. Sipas dosjes hetimore, inspektorët e tatimeve në bashkëpunime me njëri-tjetrin merrnin vlera monetare nga biznese nën presionin e gjobave. E gjitha është zbuluar nga pronari i një biznesi.

Ky i fundit i ka filmuar një prej tyre teksa i kërkonte para dhe më pas ka bërë kallëzimin. Megjithatë, mësohet se janë një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike që kanë zbuluar aferën korruptive.

Kallëzimi që nisi hetimet
"S.Y., ka shpjeguar se në dyqanin “Market Joni”, kanë shkuar 9 inspektorë tatimorë të Drejtorisë Tatimore Tiranë, të cilët kanë qëndruar rreth 10 minuta në dyqan dhe më pas, 6 prej tyre kanë dalë jashtë dhe brenda në dyqan kanë qëndruar vetëm 3 inspektorë, njëri prej të cilëve, quhej Artan Kroj. Sipas deklarimeve të shtetasit S.Y., inspektorët i kanë komunikuar se do të bllokonin biznesin dhe do të sekuestronin mallin pasi aty kishte shkuar “shefi” i tyre, dhe nuk ishte pajisur me kupon tatimor për produktin që kishte blerë. Për këtë arsye, sipas urdhrit ata kishin ardhur për kontroll. Në bisedë e sipër, inspektori Artan Kroj i ka thënë se “shefi” kërkonte një shumë prej 200,000 lekë, në të kundërt do t’i bllokonin dyqanin, por meqë ai ishte nga jugu, do të jepte vetëm 100,000 lekë”. Për shkak të pamundësisë së shtetasit S.Y., ata kanë rënë dakord për shumën 60 000 mijë lekë, 30 000 ia ka dhënë në vend, ndërsa pjesën tjetër, ka shkuar me personin tjetër nën hetim, Gentian Elezin, dhe i kanë marrë. Në përgjimin audio të dorëzuar në polici nga ana e shtetasit S.Y., është biseda e zhvilluar midis tij dhe inspektorit Artan Kroj. Referuar dosjes hetimore, kjo bisedë ka këtë përmbajtje: S.Y.,: Ça të bëj.. Artan Kroj: Për të qarë hallin qenke or vëlla. S.Y.,: Çfarë të bëj or të keqen vëllai, aman se po mundohemi për më mirë…Hë treqind i ke këtu… Artan Kroj: Mos i ke 300, se nga xhepi o shok.. S.Y.,: Po t’i bëj 300 pastaj, se nuk kam, o të keqen vëllai dhe do t’i jap pastaj… Artan Kroj: Do t’i japësh pastaj?…Mos më merr në qafë… S.Y.,: Po çfarë të marr në qafë, po nuk kam më, ku t’i gjej unë, ose më merr mua me vete, më merr me vete…të vij të firmos unë. Artan Kroj: Po, do të vij pasdite, se 300 i hoqa nga xhepi… S.Y,: Po hajde pasdite. Artan Kroj: Po vij pasdite..(pauzë e gjatë)…S.Y,: I mori drejtori i tatimeve 300 mijë lekë"

Raste të tjera
Prokuroria pretendon se përveç rastit të shtetasit S.Y., që ka denoncuar, ka edhe episode të tjera, ku këta inspektorë nëpërmjet presioneve për mbyllje të biznesit kanë përfituar shumë parash. Sipas procesverbalit të përgjimit të bisedave të zhvilluara më datë 31 korrik 2018 midis personave nën hetim Artan Kroj dhe Petrit Hoxha përmenden fakte që i implikojnë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?