KUKËS - Gjykata e Kukësit ka liruar shoferin dhe biznesmenin e kapur në të njëjtën makinë me Fjolla Morinën.
Të lirë janë lënë Fsnik Syla dhe Fitim muji të cilët më parë ishin caktuar me masën e sigurisë "arrest me burg".
Ata janë lënë të lirë pasi në armët e gjetura në makinën e këngëtares nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh të dy personave.
Këtë e ka bërë të ditur avokatja e tyre Aurora Guska e cila gjithashtu thotë se është vendosur masa e detyrim paraqitjes nga ana e gjykatës.
"Prokuroria ka kërkuar në seancën e mëparshme arrest me burg. Ne kemi patur pretendimin tonë që arresti i tyre ishte i paligjshëm dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni për armën e gjetur në makinën e Fjolla Morinës. Ashtu siç pretenduam doli e vërtetuar me akt ekspertimi të gjurmëve papilare që gjurmët në armë nuk ishin gjurmët e shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji dhe për rjedhojë vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ne si mbrojtje kishim pretendimet tona, unë doja që të mos kishte as masë detyrim paraqitje. Kërkova të lihen në gjendje të lirë. Hetimet vazhdojnë për Fjollën" - tha avokatja.
Më 19 shtator ata u ndaluan në pikën kufitare të Morinës rreth mesnatës ku u kapën me 2 pistoleta një tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruar, në xhepin e pasmë të sediljes.
Pas këtij konstatimi i gjithë mjetit i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Pas hetimeve gjykata la në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina ndërsa për biznesmenin dhe shoferin masa arrest me burg.
Avokatja e këngëtares dhe 2 personave që e shoqëronin atë, Aurora Guska tha për Report Tv se gjykata ka lënë masën detyrim paraqitje për biznesmenin dhe shoferin.
Ajo shprehet se nuk është një vendim i drejtë dhe se duhet të ishin lënë në gjendje të lirë.
"Prokuroria ka kërkuar në seancën e mëparshme arrest me burg. Ne kemi patur pretendimin tonë që arresti i tyre ishte i paligjshëm dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni për armën e gjetur në makinën e Fjolla Morinës. Ashtu siç pretenduam doli e vërtetuar me akt ekspertimi të gjurmëve papilare që gjurmët në armë nuk ishin gjurmët e shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji dhe për rjedhojë vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ne si mbrojtje kishim pretendimet tona, unë doja që të mos kishte as masë detyrim paraqitje. Kërkova të lihen në gjendje të lirë. Hetimet vazhdojnë për Fjollën" - tha avokatja.
Sigurusht qe do lirohet se ata qe kane lek jane gjithmon te pa fajshem bile behen dhe president si Like floriri.
PërgjigjuShikoni kur të dali që nuk ishin pistoleta por çokollata. Avash avash.
Përgjigju