Shpërndanin drogë dhe qarkullonin me armë pa leje, gjykata e Korçës lë në burg 32 të arrestuarit e megaoperacionit ‘Tempulli 2’ (EMRAT)

25 Janar, 11:31| Përditesimi: 25 Janar, 15:31

  • Share

Ditën e sotme (25 janar) po janë mbajtur seancat gjyqësore në disa qytete të vendit për të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”. Në të gjithë vendin pati 273 të arrestuar, ndërsa ditën e djeshme në Tiranë u lanë në burg 46 nga 48 të arrestuarit, pasi 2 gra u lanë në arrest shtëpie.

Gjykata e Korçës, vlerësoi të ligjshëm masën e arrestit me burg për 32 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” në këtë qytet.

Konkretisht në Korçë janë lënë në burg të arrestuarit:

Nikolin Kapurani; Eleni Bregu; Mikel Rënxa; Olger Çekiçi; Fadil Shuli; Robert Kurta; Korado Qitan; Artiel Çikopana; Juxhers Laze; Amarildo Muçollari; Rolando Kuro; Lodian Tahir; Emiljan Gjika; Nikolin Ciko; Ilirjan Gjika; Elton Sovjani; Kostandin Mucelli; Elis Gjergaj; Adi Nure; Jani Tollozhina; Franci Naçollari; Xhuljano Myftarbej; Urim Rusi; Jorgo Caro; Olger Plasa; Ledion Duro; Danjel Nako; Xhuliano Kondillari; Amarildo Alush; Gentian Valeni; Sotiraq Nikolla; Dhori Janko.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se megaoperacioni "Tempulli" është në vijim, ku synohet kapja e personave të shpallur në kërkim apo të atyre që u gjenden lëndë narkotike e armë pa leje. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?