SPAK

Kronikë

U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

19 Korrik 2024, 16:08| Përditesimi: 19 Korrik 2024, 21:38

  • Share

TIRANË - Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi të cilët u dënuan, Agron Qafa me 8 vite burg dhe Florenc Çekrezin me 3 vite e 4 muaj burg.

Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi u kapën falë operacionit 'Plumbi i Artë'. Agron Qafa akuzohet për vjedhje me dhunë dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje.

Agron Qafa u deklarua fajtor dhe u dënua me 12 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Qafës i zbritet 1/3 e dënimit dhe do vuajë përfundimisht 8 vite burg.

Ndërsa Çekrezi mori dënimin prej 5 vitesh. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht3 vite e 4 muaj burgim. Të dy të burgosurve vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tyre.

"1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”, në dëm të viktimës ****, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të

strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 139, në lidhje me nenet 28,

pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

1.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Agron Qafa me 12 (dymbëdhjetë) vjet

burgim.

1.3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

1.4. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i

pandehuri Agron Qafa ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25 të

Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në

bashkëpunim të thjeshtë, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

2.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Florenc Çekrezi me 5(pesë) vjet burgim.

2.3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

2.4. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Florenc Çekrezi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?