GJKKO

Kronikë

Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

20 Janar, 12:45| Përditesimi: 20 Janar, 13:45

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (20 janar 2025) në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin, të përfshirë në grup të strukturuar kriminal.

Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi u kapën falë operacionit 'Plumbi i Artë'. Agron Qafa akuzohet për vjedhje me dhunë dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.01.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 7/65 akti, datë 26.11.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve Agron QafaFlorenc Çekrezi, kundër vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet gjyqësore në apel, i ngarkohen të pandehurve ankues
Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?