Drejtori i IKMT-së Dibër, Lutfi Mitari dhe administratori i firmës, Eljo Elezi

Kronikë

U arrestuan nga SPAK për korrupsion, lihen në burg drejtori i IKMT-së në Dibër dhe administratori i firmës private

12 Shtator 2021, 13:44| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 13:46

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar la caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për drejtorin e IKMT në Dibër, Lutfi Miftarin dhe Eljo Elezin, administrator i kompanisë “H4 CHROM”. Të dy akuzohen për korrupsion. Arrestimi i tyre u bë me 10 shtator, gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bankomati”.

Drejtori i IKMT-së Miftari akuzohet se abuzoi me detyrën duke marrë ryshfet nga administratori i kompanisë Eljo Elezi shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Gjatë kontrollit të banesës së Miftari, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?