Grupi i vrasësve me pagesë njihet me masat e sigurisë! Gjykata lë në burg, 4 nga 5 personat e arrestuar me 27 janar

29 Janar 2022, 10:44| Përditesimi: 29 Janar 2022, 12:04

  • Share

4 nga 5 personat e arrestuar për grabitje dhe tentative vrasje me pagese do të qëndrojnë në burg pa afat. Ata u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e cila zgjati rreth dy orë të akuzuarit i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Por pasi dëgjoi palët Gjyqtari Aurel Arapi, pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masat e sigurisë "arrest në burg" për shtetasit Ibrahim Difa, Damin Lleshja, Robert Laçi, Ilirian Fei, ndërsa për shtetasin Erjon Mulaj u vendos masa e sigurisë "Detyrim paraqitje". Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Moskallëzim krimi” "Armëmbajtja pa leje", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë”,  "Vrasja me paramendim",  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe Vjedhja" e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë”.

5 personat u arrestuan të enjten nga policia e shtetit, ndërsa sulmi me armë  kundrejt policisë në 14 janar 2022 në Qafë-Kashar ka çuar në zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë. Nga hetimet rezulton se  Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, janë paguar 20 mijë euro nga Robert Laci, për të vrarë punonjësin e hidrovorit të Adriatikut në Kurbin shtetasin Alfred Gjoka.

Nga sulmi me armë aso kohe, Gjoka nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale. Ky atentat i dështuar, u zbulua pas hetimeve të kryera lidhur me sulmin ndaj policisë gjatë ndjekjes. Protagonist ishte sërish Ibrahim Difaj, i cili ishte së bashku në makinë me Shpetim Kraja (në kërkim) dhe gruaja me inicialet E. V.

Nga sa mësohet, këtij grupi në Qafë Kashar, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë makinë, por shoferi nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, makina është përplasur me një bordurë dhe Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja kanë dalë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, të cilët më pas duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

Nga hetimet e bëra, ka rezultuar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volksëagen Touran në Kurbin. Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur Volksëagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?