Kronikë
Top 24

1 mijë € për certifikatën e pronësisë, Gjykata lë në burg 3 ‘sekserët’ e Shkodrës, njëri arrest shtëpie (Detaje)

23 Shtator 2018, 10:50| Përditesimi: 23 Shtator 2018, 16:37

  • Share

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 3 nga katër të arrestuarit e rastit të korrupsionit në hipotekën e Shkodrës. Në “arrest me burg” u lanë Mirjam Bletaj, ish jurist  i hipotekës dhe Sokol Tirana (sekser), si edhe Johan Zefi, ndërsa për Ndoc Tarjan gjykata ka dhënë masën arrest shtëpie.

Të arrestuarit e 21 shtatorit, akuzohen se morën 1 mijë euro nga Ndoc Tarja për të marrë një certifikatë pronësie. Të akuzuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit, por gjykata pranoi kërkesën e prokuroris duke iu dhënë masën “arrest me burg”. Specialisti i Hipotekës, Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagjen Tom Kola në Shkodër, u kap mat në momentin që dha para brenda hipotekës dhe mori një certifikatë pronësie për Ndoc Tarajn.

Rolet e të arrestuarve dhe ndaluarve në rastin e korrupsionit

Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër (Specialist në Hipotekë)

Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, (Përfituesi i certifikatës)

Juristi Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër (juristi bashkëpunëtor)

Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër. (Sekseri)
 

Skema e funksionimit të tyre

Në mesin e të ndaluarve është edhe juristi i Hipotekës së Shkodrës, Mirjan Bletaj, këshilltar në bashkinë e Shkodrës në flamurin e Partisë Socialiste, që dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen. Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, është i arrestuar pasi dyshohet se ka bërë punën e sekserit të këtij grupi.

Shtetasit e sipërpermendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?