Kronikë

U arrestuan për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektricistëve, lihen të lirë drejtori dhe inxhineri i OST-së në Fier

18 Qershor 2021, 12:56| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 13:25

  • Share

FIER-Të dy zyrtarët e lartë të OST, pas një seance që zgjati prej dy orësh në Gjykatën e Fierit, janë lënë të lirë, pasi trupi gjykues ka vendosur ‘detyrim paraqitje’.

Drejtuesi i OST-së Andi Prifti dhe inxhinieri Eriseld Lala, të cilët u arrestuan për shpërdorim detyre, u lanë të lirë me argumentimin se vdekja e dy elektricistëve në Jagodinë të Roskovecit, ka qenë aksidentale dhe se të dy zyrtarët nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

Vdekja e dy elektricisteve, Gjergji Duka 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, ndodhi rreth mesditës së datës 15 qershor në Jagodinë të Roskovecit.

Të dy elektricistet po punonin në demontimin e linjave të vjetra në këtë zonë, ndërkohë që gjatë punës shtylla e tensionit të lartë është këputur duke rënë në tokë dhe duke lënë të vdekur dy elektricistët të OST. Të dy elektricistet kanë rënë nga një lartësi prej 21 m të shtyllës së tensionit të lartë.

Ata kanë qenë të lidhur dhe me skafandër, por rënia nga lartësia dhe pesha e shtyllës disa tonëshe ka shkaktuar vdekjen e tyre. Në vendngjarje kanë shkuar grupi i hetimit të policisë dhe prokurorisë së Fierit të cilët pas ekspertizës në vendngjarje kanë kryer menjëherë edhe arrestimin e drejtorit të OST dhe inxhinierin me akuzën se kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV

Vendimi i gjykates 

1624015498_1624012320ROSKOVEC.jpg

Të dy zyrtarët e lartë të OST

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lol: 18/06/2021 18:24

    Aksidentale????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?