U arrestuan për abuzimin me tenderin për rehabilitimin e kanalit ujësjellësit në Lushnje, GJKKO lë në burg 2 zyrtarët e Bashkisë

16 Dhjetor 2021, 10:43| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 10:49

  • Share

TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë bë burg 2 zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, nënkryetarin e bashkisë, Gentian Nushi si edhe drejtorin e Prokurimeve Publike, Leonard Sefa për abuzimin me tenderin për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj. Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e sotme.

Ato u arrestuan për tenderin me vlerë rreth 23 mln lekë i fituar nga kompania, EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë. Dy të dënuarit, kanë krijuar avantazhe për firmën EURO – ALB shpk, me përfaqësues Bujar Muratin që të fitonin tenderin.

Mirëpo, Nushi dhe Sefa nuk ishin mjaftuar me kaq. Nga sa mësohet, ato kanë veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri tenderëve të tjerë, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike të Bashkisë së Lushnjes. Ato kanë të bëjnë me blerjen e Asfaltonetonit, blerjen e disa materialeve elektrike si edhe Blerje betoni dhe tombino. Është dokumentuar se procedura e tenderimit është kryer nga dy personat e arrestuar dhe jo nga anëtarët e Komisionit të vlerësimit të ofertave. pra e gjitha ka qenë një  procedurë fiktive në favor biznesmenit të inicialet O.E., që kishte sjellë edhe ofertën më të lartë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Resmiu: 16/12/2021 13:21

    Per mua kush eshte mbi 100 kg te hetohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?