U arrestuan se hodhën shashka e tymuese në drejtim të policisë, lirohen nga qelia protestuesit

16 Shkurt 2023, 12:02| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 14:32

  • Share

Janë lënë me masën ‘detyrim paraqitje’ protestuesit e arrestuar pas protestës së organizuar nga Sali Berisha tek Kuvendi më datë 13 shkurt, pasi hodhën shashka e tymuese në drejtim të policisë.

Gjykata ka lënë të lirë Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.

Ato u arrestuan pasi gjatë tubimit të zhvilluar para Kuvendit, hodhën lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, u dëmtuan 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pavarësisht nga prania e pakët, një pjesë e protestuesve tentuan të çajnë kordonin policor, si dhe hodhën molotov e shashka tymuese në drejtim të efektivëve, duke lënduar disa prej tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?