Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje", për katër personat që u arrestuan më 13 gusht - si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal.
Vendimi u mor nga gjyqtari Ervis Koxhaj.
Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Teksa vijojnë hetimet për këto katër çështje, policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Beratit.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Komente
