Galeria e Martaneshit ku ndodhi ngjarja

Kronikë

U asfiksua nga gazi në minierën e kromit në Martanesh, hetohet në gjendje të lirë minatori! Rrezikoi jetën e tij dhe të kolegëve duke mos respektuar rregullat e punës

12 Maj 2021, 13:07| Përditesimi: 12 Maj 2021, 13:11

  • Share

Shyqyri Elezi, 53 vjeç, i cili u helmuar ditën e djeshme në minierën e kromit në Martanesh duke salduar për shkak të rrjedhjes së gazit nga gjeneratori, po procedohet në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Elezi ishte një nga 6 minatorët që u asfiksuan nga gazi dhe i lënduari më rëndë nga ngjarja, aq sa u desh dhe dërgimi i tij me helikopter në Tiranë për kurim të specializuar.

Pas sqarimit të ngjarjes të ndodhur në një galeri në Batër të Martaneshit, policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj tij pasi sipas hetimeve pakujdesia  e tij duke shkelur rregullat e mbrojtjes në punë rrezikoi jo vetëm veten e tij, por dhe të 5 kolegëve të tjerë që fatmirësisht nuk u kthye në tragjedi.

Si ndodhi ngjarja? Gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku Shyqyri Elezi, 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime. Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë Shyqyri Elezin jashtë galerisë Ai u dërgua me helikopter në Tiranë, ndërsa 5 minatorët e tjerë që mbetën të helmuar  janë në gjendje më të stabilizuar dhe momentalisht 2 prej tyre Murat Hidri, 29 vjeç dhe Andi Jauni,19 vjeç po kurohen në spitalin e Bulqizës ndërsa 3 të tjerët në qendrën shëndetësore të Martaneshit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?