Fotoja e vogëlushit që u bë virale 5 vite më parë

Bota

U bë i famshëm 5 vite më parë pasi imitoi fanellën e Messit i veshur me një qese, vogëlushi afgan i kërkon ndihmë idhullit të tij: Kam frikë nga talebanët, më shpëto

3 Shtator 2021, 22:52| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 22:56

  • Share

Ishte viti 2016 kur Murtaza Ahmadi, një fëmijë afgan që ishte 5 vjeç në atë kohë, u bë i famshëm në internet. Fotografia në të cilën ai u shfaq duke luajtur futboll i veshur me një qese plastike të shndërruar në fanellën e Lionel Messit me numrin 10 të Argjentinës u bë virale. Sot, nga Afganistani në duart e talebanëve, fëmija kthehet për të kërkuar ndihmë nga idhulli i tij.

Ky imazh viral, atëherë emocionoi kampionin e Barcelonës, i cili donte të takonte Murtazën, një dëshirë që u realizua falë Unicef ​​dhe disa sponsorëve. Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar për të dy ata. 'Pleshti' nuk është më në skuadrën e Barcelonës, ai luan në PSG me fanellën nr.30., ndërsa Murtaza Ahmadi, nga ana tjetër, po përjeton orë makthi në Kabul.

Dhe nga atje ai i bën një apel idhullit të tij.

"Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal sepse kam shumë frikë nga talebanët.. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë. Unë dua të luaj futboll dhe ta bëj atë në paqe, në një vend të sigurt. Ndonjëherë gjatë natës ëndërroj që talebanët po vijnë, ata trokasin në derë dhe më bërtasin", ka thënë ai për agjencinë 'Efe', thirrja e të cilit u shpërnda më pas edhe nga media të tjera.

Kërcënimet ndaj fëmijës dhe familjes së tij nga talebanët bënë që ata të largoheshin nga shtëpia e tyre me nxitim. Xhihadistët e shtetit islamik besonin se Messi gjithashtu kishte bërë një donacion të madh parash për familjen e fëmijës  dhe at ai trembeshin edhe atyre. Në maj 2016 ata aplikuan për azil politik në Shtetet e Bashkuara, por iu refuzua. Tani Murtaza i bën apel idhullit të tij me shpresën se ai do ta shpëtojë nga duart e talebanëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?