U bë ‘molla e sherrit’, flet ish e dashura e shqiptarit që u vra me plumb në kokë nga greku: Për 10 minuta u përplasën fizikisht

20 Shkurt 2023, 20:31| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 20:41

  • Share

23 vjeçarja e cila u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama, gjë që solli më pas vrasjen e këtij të fundit, ka rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta.

Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me Visar Dakramën kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, tha se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori.

Pasi u përleshën fizikisht, greku është larguar nga vendi i ngjarjes për të marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer dhe e ka qëlluar shqiptarin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Mykonos, pas sherrit për një vajzë! Dëshmia e 23 vjeçares: Greku mori armën pas përplasjes fizike


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?