U bë nënë për herë të parë në moshën 52 vjeç, infermierja nga Prishtina lind vajzën në Tiranë: Më në fund ia dola (VIDEO)

16 Shtator 2022, 11:25| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 11:35

  • Share

Një grua 52 vjeç, infermiere në Prishtinë, u bë sot nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.

“Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë” shkroi Manastirliu krahas videos ku duket nëna me foshnjën, Alean.

Nëna tha se pas shumë sfidave, eksperienca në spital ishte shumë e mirë dhe ndihet shumë e lumtur me ndryshimin e ri në jetën e saj.

“Për herë të parë ndihem shumë e lumtur. Pa fjalë për ta përshkruar. Eksperienca ishte shumë e mirë. Jam shumë shumë e kënaqur nga stafi. Ishte një sfidë, por më në fund ia dola!”, u shpreh nëna.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?