SHBA- Veprimi i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, e cila fërkoi dorën e saj mbi pantallona, pas shtrëngimit të duarve me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka shkaktuar shumë polemika.
U deshën vetëm disa minuta, që videoja e këtij momenti të “pushtonte” rrjetin dhe të shkaktonte një “lumë” komentesh nga më të ndryshmet.
Shumë nga komentuesit e kanë konsideruar gjestin e Harris racist, pasi sapo ajo e shtrëngoi dorën e presidentit të Koresë së Jugut, menjëherë e ka “fshirë” atë.
Të tjerë e kanë konsideruar mungesë respekti dhe fyerje ndaj, Moon Jae-in.
Nuk munguan edhe batutat, pasi drejtuesja e emisionit “Sky News Australia”, Rowan Dean, tha “Sikur të ishte Donald Trump, mund ta imagjinoni zemërimin e tij. Do të kishte qenë fundi i botës.”.
Ky ishte takimi i parë i cili është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, pa maska.
Me këtë fakt shumë qytetarë e kanë “justifikuar” veprimin e Harris, për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Ne po jetojmë në pandeminë e COVID-19. Unë menjëherë laj duart pasi pre duart e dikujt tjetër”, shprehet një komentues tjetër.
Pavarësisht përmasave që ka marrë ky veprim në rrjetet sociale ende asnjëri prej protagonistëve nuk ka reaguar.