Mariza Ikonomi dhe partneri i saj

U bënë prindër për herë të parë, Mariza Ikonomi publikon foton me partnerin

17 Qershor, 16:44| Përditesimi: 17 Qershor, 16:47

  • Share

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi dhe partneri i saj Blendi Greço pak muaj më parë u bënë prindër të një vajze.

Artistja e njohur ka qenë gjithmonë “në hije” përsa i përket jetës së saj private, ku si lidhjen dhe shtatzëninë e saj e ka mbajtur të fshehtë.

Po ashtu ajo është parë rrallë të postojë fotografi me partnerin e saj, ndërsa në Ditën e Babait, këngëtarja ka publikuar një fotografi krah partnerit.

“Gëzuar ditën e babait, partneri im i përjetshëm në krimin (prindëror)! Gëzuar për babin më të mirë!!!”, shkruan ajo, krahas imazhit bardh e zi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?