Kontaktet me krimin e pasuria rrezikojnë karrierën e prokurorit të 'Babales' e kryegjyqtarin e Elbasanit

4 Nëntor 2019, 10:22| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 17:16

  • Share

TIRANE- I njohur si prokurori i dosjes "Babalja“ Përparim Kulluri, hetues i Krimve të Rënda është përballur me rezultatet e hetimit të vettingut ndaj tij.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte kryer kontroll në të tre kolonat rezultonte se Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive s'kishte konstatuar fshehje pasurie.

Ndërsa në kolonën e figursës sipas verifikimeve të drejtorisë së informacionit të klasifikuar Kulluri rezultoi me probleme dhe kontakte me shtetasin A.B i cili ishte i përfshirë në krime.

Por gjetjes së ONM e KPK se Kulluri kishte pasur biseda telefonike të shpeshta me të dhe udhëtime jashtë vendit me makinën e A.B, prokurori ju përgjigj duke thënë se A.B e kishte njohur në vitin 1990 në universitet e prej atij viti s'kishte asnjë kontakt.

"Se kam takuar kurrë A.B prej vitit 1991, telefoni i vendosur në raport s'është numri im dhe makinën se kam fshehur që s'është e imja por ja kam marrë shtetasit M.T e jo  A.B, u përgjigj Kulluri.

Para vettingut këtë të hënë doli edhe ish prokurori i Krimeve të Rënda sot gjyqtar kushtetues, Bensik Muçi për të cilin komisioneri publik kërkon shkarkimin. Muçi paraqiti disa prova në lidhje me të ardhurat si të vëllait të tij nga Greqia dhe kunatit nga Turqia.

Ndërsa Kolegji i Apelimit vendosi të mos i pranojë momentalisht deri sa ato të vinin me vulë apostile nga Greqia dhe Turqia. Një javë më parë me dekret të presidentit Ilir Meta, Muçi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese. KPK  e ka konfirmuar në detyrë Besnik Muçin ndërkohë që Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij.

Besnik Muçi

Report Tv ka mësuar se përballjen me vettingun këtë të hënë e ka pasur dhe kreu i Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti për të cilin janë konstatuar probleme pasurie. Vendimet për këto subjekte pritet të jepen përgjatë javës që vjen ndërsa të tre kanë kërkuar konfirmimin në detyrë.

Sulejman Kurti

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?