U bllokua në rrjedhën e shtratit të lumit ‘Kir’, FNSH operacion për shpëtimin e qytetarit në Shkodër (VIDEO)

17 Nëntor 2022, 17:00| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 17:12

  • Share

Një banor ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e shtratit të lumit ‘Kir’ në qytetin e Shkodrës. Duke iu përgjigjur thirrjeve të tij për ndihmë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga shtrati i lumit.

Shkak i bllokimit të qytetarit, ka qenë rritja e nivelit të ujit në lumin Kir si pasojë e reshjeve të shiut. Në operacion u përfshinë edhe punonjës të forcave zjarrfikëse të Shkodrës.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report TV, operacioni për shpëtimin e qytetarit rezultoi i suksesshëm dhe ky i fundit nuk ka pësuar dëmtime të tjera.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?