Pika kufitare Merdarë

Kosova & Rajoni

U bllokua nga qytetarët serbë, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

1 Korrik, 20:06| Përditesimi: 1 Korrik, 20:16

  • Share

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë.

Qendra e Menaxhimit Kufitar të Kosovës njoftoi se rruga që çon në pikën kufitare në Merdare nga Serbia, u bllokua nga qytetarët serbë pasditen e sotme.

“Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lire”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Autoritetet udhëzuan që pika kufitare të evitohej. Ndërkohë nuk sqarohet ende arsyeja e bllokimit të kësaj pike.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër’, thuhet në njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?