Të kthesh braktisjen në forcë, dhe pasionin në punë!
Ky është Freddie Figgers, milioneri 34-vjeçar, që jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë dhe e bukur.
Freddie Figgers u brakatis nga nëna e tij biologjike në plehra pranë një landfilli në Florida.
Por, duket vërtetë e pabesueshme! Kush do të mund ta besonte se krijuesi, sipërmarrësi dhe milioneri i telekomunikacionit është braktisur në këtë mënyrë nga familja.
Freggiers u gjet nga një familje e cila vendosi që ta birësonte.
Edhe përse fëmijëria është treguar shpesherë e padrejtë me të, ai e ka kthyer këtë në forcë. I distancuar gjithmonë nga bashkëmoshatarët, Figgers ka gjetur mbështetjen e familjes birësuese.
Ai tregon me hidhërim se si fëmijët e tjerë e quanin ‘Djali i koshit të plehrave’ dhe se askush nuk e dëshironte. Madje, ndonjëherë fëmijët e tjerë e hidhnin Freggiers në kosh plehrash.
Pas gjithë këtyre situatave që shpesherë të detyrojnë edhe të dorëzohesh, miliardieri ka një mesazh për t'i dhënë të gjithëve në mënyrë që mos të dorëzohen për realizimin e ëndrrave të tyre: “Mos lejoni që rrethanat tuaja të përcaktojnë kush jeni."
Pasioni i tij për teknologjinë lindi nga dhurata e tij e parë. Freddie Figgers iu dha një kompjuter për herë të parë në moshën 9-vjeçare.
Në moshën 12-vjeçare ai filloi punë një një pikë për riparimin e kompjuterëve. Më pas në moshën 15-vjeçare Freggiers iu dha një mundësi punësimi për krijimin e një programi kompjuterik, i cili u pagua me 600.000 dollarë.
Nga ky moment jeta e Freggiers shënoi një kthesë të madhe.
Figgers është martuar dhe ka një vajzë. Ai drejton një fondacion që ndihmon fëmijët dhe familjet në nevojë dhe ofron grante për arsim dhe projekte për shëndetësinë.