Gjenerali i mirënjohur Nexhip Vinçani ka marrë dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” (pas vdekjes). Lajmin e ka bërë me dije gjenerali Piro Ahmetaj, i cili shkruan se me propozimin dhe insistimin e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, më në fund ai është zyrtarizuar “Nderi Kombit” (pas vdekjes).
Gjatë luftës, gjenerali Vinçani ka kryer funksione të larta, si Komandant Brigade, Drejtues Qarku, Zëvendës Komandant për çlirimin e Tiranës, etj. Mbas çlirimit, gjenerali ka shkëlqyer si Komandant Divizioni, Drejtor Drejtorie deri Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Megjithë këto vlera të spikatura dhe kontribute në dobi të kombit, ai nuk i shpëtoi “shënjestrës” nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha. Kështu në 1958 u çmobilizua nga ushtria dhe për rreth 20 vjet u “degdis” në ndërmarrjet e bonifikimi në Fier, Lushnjë, etj.
Në Kongresin e parë të PKSH, Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Nexhipit që ishte në postin e Zv / Shefit të Shtatmadhorisë, duke dyshuar se ai me Tahir Kadarenë e kishin shtyrë Gjin Markun që të nxiste Koci Xoxen për të folur rreth fajeve që rëndonin mbi Enverin, duke e bërë atë përgjegjësin kryesorë për lidhjen e Traktatit të Miqësisë me Jugosllavinë. Nexhip Vinçani, u burgos e u torturua në mënyrën më çnjerzore. Piro Ahmetaj e cilëson të “vonuar” dekorimin e tij megjithëse e çmon shumë të merituar.
Postimi i Pirro Ahmetajt:
Shumë i merituar dekorimi i Gjen Vinçanit. Te nderuar koleg dhe miq. Me propozimin dhe insistimin e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, më në fund është zyrtarizuar “Nderi Kombit” (pas vdekjes) për Gjeneral Nexhip VINCANI.
Duke përfituar nga kjo ngarje por dhe në nderim të personaliteteve dhe bashkëudhëtarëve të ndjerë, Rrahman PARLLAKU dhe Naim MUHAJ, e konsideroj privilegj dhe “detyrim-amanet” të ndaj lajmin e mirë, bashkë me një përmbledhje rreth Gjeneral Vinçanin: Nuk është e lehtë të përshkruash jetën e çdo njeriu të zakonshëm, por është mision i pamundur të përmbledhesh në vetëm pak rreshta udhëtimin, përpjekjet, vuajtjet, zhgënjimet, modestinë dhe vlerat e një qytetari shëmbullor, një patrioti model, Gjenerali të talentuar dhe shtetari me integritet të spikatur si Nexhip Kareman Vinçani.
Pinjoll i një familje elitare, bashkë me babain Kareman Beu dhe 2 vëllezërit e Tij, kanë mbajtur peshë gjatë luftës nacional-çlirimtare në qarkun e Korçës dhe mbarë kombin. Gjatë luftës, ka kryer funksione të larta, si Komandant Brigade, Drejtues Qarku, Zëvendës Komandant për çlirimin e Tiranës, etj. Mbas çlirimit, Gjenerali ka shkëlqyer si Komandant Divizioni, Drejtor Drejtorie deri Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Megjithë këto vlera të spikatura dhe kontribute në dobi të kombit, nuk i shpëtoi persekucionit nga regjimi komunist i E. Hoxhës. Kështu në 1958 u çmobilizua nga Ushtria dhe për rreth 20 vjet u ‘degdis” në ndërmarrjet e bonifikimi në Fier, Lushnjë, etj. Ndërsa edhe pse në pension pleqërie, mbas 11 muaj hetuesi, në 1982 u shpall “armik i popullit” dhe u internua në fshat të Gramshit ! Duke e parë kështu, edhe sigurisht “e vonuar”, e çmoj shumë të merituar dekorimin e Tij.
Në shtesë, përveç Gjeneralit të ndjerë, mendoj se kjo dekoratë u bën edhe më shumë nder vajzave, nipërve, mbesave, familjarëve të Tij si dhe kolegëve ushtarak që kanë shërbyer apo vijojnë të kontribuojnë me vetëmohim shëmbullor në dobi të kombit dhe shoqërisë.