U cilësua si ‘ilaçi i shpresës’, pezullohet trajtimi: Nuk ka përfitime nga Tocilizumab

18 Qershor 2020, 12:09| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 12:11

  • Share

"Studimi mbi trajtimin me ilaçin Tocilizumab të pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusit është pezulluar”

Kështu u deklarua nga Agjencia Italiane e Ilaçeve, pas vlerësimit të efektivitetit të tocilizumab te 126 pacientë të trajtuar me këtë ilaç, të cilët kërkonin kujdes spitalor, por jo procedura invazive ose gjysëm-invazive të ventilimit mekanik."

Agjencia raportoi se "studimi nuk tregoi ndonjë përfitim tek pacientët e trajtuar as për sa i përket rëndimit të situatës së tyre shëndetësore dhe as përsa  përket mbijetesës së pacientëve.

Ky është studimi i parë i rastit për tocilizumab.

Nga 126 pacientë, tre u përjashtuan nga analizat sepse tërhoqën pëlqimin.

Analiza e 123 pacientëve të mbetur tregoi të njejtin acarim të gjendjes shëndetësore në dy javët e para te pacientët e trajtuar me tocilizumab.

As te pacientët e shtruar në repartet e terapisë intensive nuk u vërejt asnjë lloj reagimi pozitiv pas trajtimit me këtë ilaç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?