Deputeti Tritan Shehu

Frrok Çupi: U çudita kur Tritani gëzohet për vrasjen e Mr. al-Zawahiri

3 Gusht 2022, 10:22| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 10:29

  • Share

Cili është Tritani, e cili al- Zawahiri; njëri këtu e tjetri në fund të botës? Edhe kjo qenka dilemë më vete… Plot dilema dalin nga lajmi me jehonë botërore se Shefi i al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, u vra dje nga forcat amerikane në kryeqytetin e Afganistanit. Presidenti Biden tha se ‘u vendos Drejtësia!’.

Pse po e quaj ‘Mr.’, këtë vrasës dhe terrorist?

Përgjigja: Meqë  kur shkruan atë emër, krijohet një paralele me kohën e tij në Tiranë. Ai ishte në Tiranë aty nga vitet 1993- 97, bashkë me vëllain e tij. Janë takuar atëherë, sigurisht, edhe me personalitete si me ministrin e Jashtëm (Tritani)  dhe presidentin Berisha. Vëllai i Ayman, Mohammed al- Zawahiri drejtonte këtu një celulë të terrorizmit Islamik prej 20 vetash, dhe kjo quhej celula e Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë. Atëherë zyrtarët e lartë, kur e priten dhe e përcollën, me siguri e kanë quajtur ‘Mr. al- Zawahiri, welcome!’.

Dje u vra, ndërsa fati i vëllait të tij nuk dihet qëkurse u largua nga Tirana.

…Po pse reagoi Tritan Shehu menjëherë sapo mori lajmin e vrasjes? Kjo është dilemë tjetër rreth lidhjeve me al- Zawahiri. Tritani reagoi me një gjuhë të ngjashme si në kohën e ‘luftës së klasave’, por sidoqoftë reagoi. Ai shkroi se ‘Zawahiri mori atë që meritonte’. Po pse kaq shpejt Tritani? Mendoj se ‘nxitimi’ ka lidhje me shefin e tij, Berisha. Tritani ka shërbyer si diplomat dhe e nuhat kur Amerika ndodhet në gjueti të terroristëve e se atëherë mund të vijë gjuetia deri në Tiranë. E ç’i duhet Tritanit të ndajë fatin me Saliun?; në fund të fundit ai i ftoi e i sajdisi dhjetëra celula terroriste në Shqipëri atëherë (!) Ka nisur të shkërmoqet kulla e anti- amerikanëve.

…Po Bin Laden e ka vizituar Shqipërinë në periudhën Sali-Tritan?

Këta e mohojnë, por Osaman e kishte pranuar dhe kishte vendosur trajnimet dhe celulat e tij këtu. Të paktën, syve të mi nuk më pengon dot që t’u besoj; këtu nuk ka dilemë. I kam parë më sytë e mi djemtë me mjekër të lëshuar se si, aq të mjerë,  stërviteshin në Dajt, në Kune të Shëngjinit, në Golem.

I vetmi fakt që nuk ka dilema; celulat e al- Kaedas dhe vetë Bin Laden kanë okupuar territoret e fshehta të vendit tonë në atë kohë. Fondacioni Islamik Al-Haramain, i tmerrshmi si xhihadist, i krijuar në Arabinë Saudite me një degë të posaçme si ‘Al-Haramain Albania’, ndodhej në Tiranë në lidhje të afërta me kupolën e shtetit.

…Po pse reagoi Tritani ‘kundër Berishës’, kjo është dilema?

Ndoshta e ka parashikuar si do të ishte reagimi i Berishës dhe i doli përpara. Berisha do të thoshte se ‘e mbështes vrasjen e Mr. Al- Zawahiri’ dhe menjëherë do ta kalonte muhabetin te terrorizmi në Bosnjë- Hercegovinë, dmth., larg ‘menderes’. Por kjo i djeg Tritanit. Tritani ka qenë shefi i furnizimit me naftë e me armë për makinën terroriste të Millosheviç që terrorizoi popullin e Bosnjës dhe të Kosovës. Tritani ka qenë drejtor i Shqiponjës.  Presidenti i kohës nuk la asnjë lider të PD pa e futur në atë furrë terrorizmi. Madje edhe Pjetër Arbnorin e bëri ‘shef  të terrorizmit’. Vetë helmimi  dhe vrasja e këtyre figurave, sapo mbaruan punë me naftën, ishte një akt terrorist shtetëror.

Tritani ndodhet në dilemën a do ta gjuajnë terrorizmin edhe në Shqipëri si me zotin Zawahiri?

… Dilema e të gjithë atyre që i shkojnë pas Sali Berishës dhe Ilir Metës:

Jo të gjithë këta që mbushin Foltoren dhe Partinë e Lirisë, janë Islamistë të sektit terrorist. Disa prej tyre do t’i venë gishtin kokës, sidomos tani pas vrasjes së al- Zawahirit, me siguri. Deri tani kishin menduar se ‘dy tanët janë më të fortë se Amerika’, por tani ndryshoi puna. Krijimi i grupimit politik ‘Anti- Amerikan’ në Shqipëri, që është vepër e dyshes Berisha- Meta, ka të gjitha atributet e grupimit terrorist Islamik. Tritani dhe ca të tjerë e kuptojnë këtë, dhe po luajnë bishtin që të largohen. Të tjerë nuk po e çajnë kokën se grupimi ‘Berisha- Meta’ mund të emërtohet si grupim ‘terrorist’ dhe të vihet nën gjuetinë e aleancave botërore kundër terrorizmit. Këta nuk kanë dilema, natyrisht.

…Dilema e fundit mes palës që i ka shpresat më shumë te ‘LSI- PD’ se sa te Amerika, është kjo:

Pse u ftuan në Uashington kryetar i SPAK, një prokuror i Posaçëm dhe drejtore e BKH, alias FBI? Në momentin që u vra al- Zawahiri në Afganistan, ata zbritën në zyrat e FBI në Uashington. Disa tipa zyrtarësh me përvojë si Tritani, me siguri kanë kuptuar se në Amerikë prokurorëve mund t’u jetë vënë përpara dosja e Saliut dhe e Ilirit. Atëherë edhe ‘ballkoni‘ i fundit i vilës, mbyllet për terrorizmin shqiptar.

Të paditurit ndodhen para dilemave ekzistenciale se si Amerika e zbulon terrorizmin edhe në një ballkon, edhe në një vilë, edhe në një protestë demokracie, edhe në korrupsionin familjar, edhe te një spiun i fshehtë, edhe te një kryetar shteti. Por edhe ata që i dinë punët, si Tritani, ndodhën para dilemave ekzistenciale: ‘Të jesh apo të mos jesh!’ në anën e terrorizmit!

…Kur e pashë reagimin e militantit të Shqiponja- PD se si shkruante: ‘ti e meriton Mr. Al- Zawahiri!’, aty më erdhi në mendje djaloshi i filmit që lëshonte gjyle topash dhe i thërriste: ‘Ike plaku Mere, iiike!’.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 03/08/2022 11:08

    OK F.ÇUPI: Kam 32 vjet që të lexoi.Ju keni shkruar e nxjerr shumë tmerre që ka bërë hordhia PD+LSi në çdo sektor të jetës në Shqipëri.Më shumë se PS në gjithë veprimtarinë e saj në opozitë e Qeverisje.Sikur 50 % e tyre të kishin shkuarë në drejtësi,pavarësisht se si ishte Ajo e degjeneruar e Sb 92,të paktën ajo pakicë e popullit që përfaqësojnë fantazmat Sb dhe Im do kishin ndryshuar mëndje dhe sot do të kishim një opozitë reale pa 2 spiunët e shekullit 21 Sb&Im. -Sa për veprimtarinë e Tritanit ka 32 vite që e ndjek.Më ka pëlqyer kur shante Salinë kur e la jashtë politikës së PD,por kam qeshur kur në Lushje u vun preshin në gojë në 97. -Në 1994 kam udhëtuar VLORË-KOPLIK me një Autobot 22 ton që çonte NAFTË për Millosheviçin,ku shkonin 6000 ton në ditë për të shfarosur Kosovarët dhe Boshnjakët(Unë athere nuk dija gjë).Me këtë rast Sb duhej futur në burg dhe vëndi do kish shpëtuar njëherë e mirë. -Sot Tritani i del në mbrojtje Sb,sipas teorisë ushtarake..kush sulmon i pari dhe më shumë me Artileri të rëndë dhe Aviacion..fiton luftën..por jo betejën. -Shkrimi juaj se..kuvëndi të mos shkoi në plazh por të nxjerr ligjin anti Bezhan-Mezin 95,97 për të vënë në punë autoritetin e dosjeve..për të vërtetuar Spiunin IM,ishte kamban alarmi për Shtetin që të rrijë zgjuar në këtë situatë të vështirë,kur DASH+ANGLIA,etj i kan vendosur vulën e turpit në ballë Sb dhe që Ai nuk po dëgjon.. dhe kur gazetari ANGLEZ i BBS Partosh e cilëson Sb rrezik serioz edhe për Ballkanin,kjo është për të vën duart në kokë..! -Ju FLM F.ÇUPI..NGA MALLAKASTRIOTI..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?