‘U dashurua me mua nëpërmjet radios!’ gazetari rrëfen historinë e rrallë të dashurisë: Vinte çdo ditë e priste 3 orë! Ju tregoj magjinë radiofonike

4 Mars 2023, 21:22| Përditesimi: 4 Mars 2023, 21:31

  • Share

Në kohën kur radio ishte ndër instrumentet më të përdorura të informimi dhe argëtimit, gazetari Gazmend Agaj rrëfen çastet më unike të asaj periudhe. Gjatë një interviste në emisionin “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori, Agaj rrëfen një rast të rrallë kur një dëgjuese e rregullt e programit të tij, ra në dashuri me të nëpërmjet zërit.

“Kam pasur një vajzë nga Durrësi, më thoshin te radio ka ardhur dikush ka 3 orë që priste. Vinte shumë shpesh, vetëm nga zëri më adhuronte dhe donte të krijonte edhe marrëdhënie më tej, por i thash që nuk mund të krijoja raporte intime”- tha Agaj.

Për Gazmendin, vitet 96-97 ishin vitet kur Radio shënonte kulmin e saj të dëgjuesve, ndërsa tregon se për shkak të programit të tij mbërrinin letra nga e gjithë bota:

“Atëherë vinin letra pa fund pasi nuk kishte rrjete sociale. Unë emisionin e kisha një herë në javë dhe çdo javë vinin mbi 50-60 letra përshëndetëse, por kishte raste kur na dërgonin edhe dhurata të veçanta.” -shtoi ai.

Për Gazmendin radio mbetet magji dhe shkollë në vete, ndaj ai e kujton atë kohë si më veçantën e jetës së tij. Sipas Gazmendit, në ditët e sotme fatkeqësisht nuk bëhet më radio cilësore, ndërsa një mesazh për t’iu rikthyer serish dëgjimit të radios e kishte për të gjithë qytetarët!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?