U dekretua nga Meta gjyqtar Kushtetues, më 21 nëntor vendimi i vettingut për Besnik Muçin

12 Nëntor 2019, 15:16| Përditesimi: 12 Nëntor 2019, 15:21

  • Share

TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit përfundon hetimin gjyqësor për rastin e ish-prokurorit sot gjyqtar kushtetues Besnik Muçi.

Në seancën para vendimit i cili do të jepet më 21 nëntor, Komisioneri Publik i ka qëndruar kërkesës së tij për shkarkimin e Muçit me argumentin se ka deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në lidhje me pasurinë.

Muçi i cili u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues tashmë është në dorën e KPA-s nëse do e shkarkojë apo lërë në detyrë.

Vetë ai i pranishëm në këtë seancë kërkoi rikonfirmim në detyrë me argumentin se ka kaluar vettingun  si nga KPK ashtu edhe nga KED ku gjithçka ka rezultuar e justifikuar.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?