U dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetues, kërkohet deklasifikimi i informacionit sekret për Besnik Muçin

16 Tetor 2019, 13:31| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 23:08

  • Share

Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar këtë të mërkurë nga presidenti i vendit Ilir Meta, u përball sot me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik i ka kërkuar këtij isntitucioni ta shkarkojë nga detyra.

Prokurori i Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por komisioneri publik e ankimoi këtë vendim, me pretendimin se Muçi nuk justifikon një pjesë të pasurisë së deklaruar.

Por, ndërsa prokurori paraqiti në KPA dokumentacione për të justifikuar pasurinë, një dokument i deklasifikuar nga DSIK, rrezikon ta shkarkojë atë nga detyra.

Mësohet se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka dorëzuar në KPA një dokument tepër sekret, ku thuhet se Muçi duhet të shkarkohet nga detyra, pasi ka rezultuar se ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Kjo gjë u hodh poshtë nga vetë prokurori Besnik Muçi, i cili pohoi se me ta ka kryer vetëm kontratë shit-blerje, ku bëhet fjalë për apartament dhe një automjet.

Sipas të dhënave që dispononte DSIK, u raportua se personit që Muçi i ka blerë apartamentin, ende i pashlyer totalisht, është një person i akuzuar nga policia për kallëzim të rrezë, e ndërsa personi i dytë ku Muçi ka blerë mjetin është i akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Lidhur me këtë dokument të deklasifikuar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Përgjithshme për ti vënë në dispozicion të dhënat nëse këta dy persona kanë ose jo lidhje me prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçin.

Në përfundim të seancës dëgjimore, Muçi përshëndeti vendimin e presidentit Meta për dekretim si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pranoi të mos komentoj procesin e Vettingut të zhvilluar ndaj tij.

Ndërkaq, séance e radhës për prokurorin Besnik  Muçin u caktua për tu zhvilluar më datë 4 Nëntor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sizifi: 16/10/2019 19:31

    Sipas ligjit të vetingut personi konsiderohet i papërshtatshëm nëse është dënuar për një vepër të krimit të organizuar. Në rastin konkret personat që i kanë shitur makinën Prokurorit janë dënuar për vepra të parrezikshme, si drejtim në gjendje të dehur të automjetit ose moskallëzim krimi. Për këto vepra është dënuar gjysma e shqiperise. Ky komisioner shejtan-budalla, duhet të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre sepse e di mjaft mire qe i dënuari për keto vepra nuk është kontakt i papërshtatshem dhe kërkon shkarkimin e prokurorit pa një shkak të parashikuar në ligj. Njëkohësisht injorant dhe djallëzor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?