Nicolo Fagioli duke dalë me barelë

U dëmtua në Europa League, titullari i Juventusit mbyll sezonin! I nevojitet operacion

19 Maj 2023, 15:47| Përditesimi: 19 Maj 2023, 15:49

  • Share

Sezoni ka përfunduar për Nicolo Fagiolin. Mesfushori i Juventusit u larguar nga fusha me barelë gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sevillas, teksa pësoi një thyerje të klavikulës në krahun e majtë dhe do të duhet t'i nënshtrohet një operacioni.

“Nicolo Fagioli, pas lëndimit të marrë dje në mbrëmje gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus, pësoi një frakturë në kockën e djathtë të klavikulës , thuhet në njoftimin për shtyp nga klubi i Juventusit. "Sot pasdite ai do t'i nënshtrohet testeve të tjera  në J| Medical dhe nesër do t’i nënshtrohet një operacioni dhe më pas do të nisë procesi i rehabilitimit që synon rifillimin e aktivitetit”, mbyll njoftimin Juvja.

Për momentin nuk është ende e qartë se sa do të duhet të qëndrojë jashtë Fagioli, por flitet për një ndalesë prej të paktën dy muajsh. Për sprintin final të këtij sezoni, Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë mesfushorin e ri, i cili ka arritur të demonstrojë cilësitë e tij këtë vit duke u ngjitur në pozicione në hierarkitë e trajnerit në mesfushë dhe gjithashtu duke rezultuar vendimtar me paraqitjet në disa ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?