U dëmtua nga tërmeti, gati shembja e 'Sami Frashërit'/ Veliaj: Emocionuese! Ka qenë shkolla ime, por do ta ndërtojmë më të fortë

22 Prill 2020, 11:44| Përditesimi: 22 Prill 2020, 12:15

  • Share

TIRANE-Gjimnazi 'Sami Frashëri' i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë do të shembet dhe mbi rrëonjat e tij do të ndërtohet një godinë e re më e madhe. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, që njoftoi se kantieri i ri është gati, pasi ka filluar zbrazja e shkollës. Veliaj tha se kjo është një ditë emocionuese edhe për atë, pasi është ulur për 4 vite në shkollën e mesme dhe se gjimnazi ka nxjerrë shumë personalitete.

"Ka filluar zbrazja e shkollës "Sami Frashëri". Është një ditë emocionale edhe për mua ka qenë shkolla ime e mesme, por me gjithë strukturimet shkolla ka po ato themele dhe kollona, nëse nuk e përballon dot një tërmet të ardhëm është më mirë të marrim një vendim ta prishim atë shkollë për ta ndërtuar me të re më të fortë dhe më të madhe dhe për të nxjerrë më shumë personalitete. Te "Sami Frashëri" do të fillojë një kantier i ri" tha ai.  

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi paraditen e sotme punimet për ndërtimin në dy shkollat në Kodër Kamëz. Ndërtimi, tha ai do të zgjidhë problemin e dyndjes së nxënësve, ndërsa shtoi se shkollat do të jenë më të mirat në Republikë.

"Nuk e kisha menduar që do të vinte dita që Kodër Kamza do të kishte shkollën më të mirë në Republikë. Punojmë edhe banorët e zonës dhe në fund të ditës po ndërtojnë shkollën për kalamajtë e tyre. Ata që kanë ndërtuar pa leje, duhet të kuptojnë që të hapin rrugën se 30 vite i ranë qylit. 30 vite u ra bingo me lokalet, tani hapni të kalojnë fëmijët. Edhe marrëveshja me Universitetin u bë.

Para se të niste kjo pandemi inauguruam kopshtin në Kodër Kamzës. Tani që shumë disa vende kanë filluar hapjen e shkollave si Danimarka edhe nëse do të vijmë në një situatë që ti bëjmë shkollat me dy turne për shkak të distancës, 17 shkollat e reja janë ekzaktësisht përgjigja për t'iu këtë sfidë.

Kryeministri ka dhënë autorizimin që industria e ndërtimit të vijojë punë, pasi një pjesë punën në ajër dhe natyrë, duhet të transformojmë disa zakone. Investimet më të mëdha do të jenë zgjerim trotuaresh për shkak të pandemisë. Nëse sfida që ka ka ardhur është të ruajmë higjienën, më shumë hapësirë për pedonalet dhe biçikletat dhe më pak për makinat. Plani fillestar që të mbarojmë është në janar, që simestri i dytë në gjen në shkollën e re. Nëse sikur kemi shfryrë pjesën e Kombinatit shfryjmë edhe Kodër Kamzës do të kemi normën për shkollë për ruajtjen e distancës sociale.

Do të zgjidhim edhe pandeminë edhe shtëpitë e reja të tërmetit. Ka mbaruar gara për shkollat e reja dhe ndërtesat me shumë banorë. Ne jemi duke punuar në disa fronte, po pastrohet i gjithë tregu informal te Pallati me Shigjeta. Komunitetit rom i kemi thënë një hapësirë më të madhe duke paguar zero taksë për tregun e ri për rrobat e përdorura. Ishte një çiban" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 12/08/2020 16:14

    DUHET TE PRESIM NJA 10 VJET O ERION DITEZIU....

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 23/04/2020 13:35

    Nje pyetje per z.Veliaj: gjimnazi"Sami Frasheri" do te ndertohet nga e para po aty ku eshte apo do te zhvendoset??? Se ka zera qe thuhet se do te ndertohet ne bulevardin e ri...Shpresoj te jene vetem llafe .Nese dalin te verteta se paku mos e quani me ,"Sami Frasheri"!...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?