TIRANE-Paraditen e sotme nisi shembja e gjimnazit 'Sami Frashëri' në kryeqytet. Mjediset e gjimnazit u zbrazën për t’i lënë vendin shembjes së plotë të godinës ditën e sotme. Gjimnazi u ndërtua në vitet '60. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër nisjen e punës për shembjen e shkollës, ndërsa si ish-nxënës i 'Sami Frashërit' tha se kjo është një ditë me plot emocione dhe kujtime, por që i përcjellim njëherë e mirë. Veliaj tregoi se sot ka komunikuar edhe me Presidentin Meta, ish-kryeministrin Nano dhe liderin e opozitës, Basha, pasi të tre kanë qenë nxënës të kësaj shkolle, ashtu si edhe ai. Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht bindjeve, shkolla bashkon dhe unifikon.
"Është një ditë e rëndësishme për qytetin dhe për mua, kjo është shkolla ime e vjetër e gjimnazit. Sot kam folur me Presidentin Meta, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe liderin e opozitës. Kemi mbaruar të gjithë në këtë shkollë. Shkolla pavarësisht bindjeve është një vend që bashkon, unifikion. Unë e kam mbaruar shkollën në vitin 1998, por vjen një moment që duhet t'i themi lamtumirë nostalgjisë dhe kujtimeve. Shpesh herë kemi ndërhyrë për estetikë, por nuk është zëvendësim i kolonave dhe themeleve.
Pasi u pa nga grupet e huaja u arrit në konkluzionin se nostalgjisë duhet ti themi lamtumirë. Ne kemi filluar punën e projektit, brenda verës fillon puna që në shtator të kemi shkollën më të mirë, të bukur dhe të madhe në republikë. Kur të fillojmë në shtatorin tjetër të fillojmë me numra optimale. Është një ditë me plotë emocione dhe kujtime që i përcjellim njëherë e mirë, por hapim rrugë për djem dhe vajza që do ta çojnë më lart emrin e Sami Frashërit. Në total janë 11 shkolla në Tiranë, 7 prishen totalisht" tha Erion Veliaj.
Veliaj ka treguar edhe batutën e Fatos Nanos gjatë komunikimit për shkollën. "Fatos Nano më tha batutën që nuk e prisja. Shoku Fatos është i njohur për batuta e humor. ‘Mjaft-i m’i prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën’. I premtova se do e ftoj në inaugurimin e shkollës së re” tha Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj foli edhe për kantieret e tjera ku 'thumboi' Presidentin dhe opozitën. "Javën tjetër do të bëjmë një inspektim tek rreth rrotullimi “Shqiponja”. Po të kishin ecur punët siç ishin planifikuar, sot do ta kishim hapur nënkalimin atje, por humbëm dy vjet kot; nxënës të së njëjtës shkollë, ca në Presidencë, ca në Bashki, ca në opozitë, që ziheshin për Astirin. Ja ku jemi sot, në vend që të inauguronim hapjen e Astirit, pra bashkë me hapjen pas epidemisë, të bënim edhe hapjen e një nënkalimi modern, na detyron të inspektojmë fillimin e punimeve.
Shpresoj që epidemia na ka bërë të reflektojmë sa kohë harxhojmë kot dhe sa shpejt ecin punët kur bashkëpunojmë. Kujtoni shkollën “Kosova”, gangrenë 12 vite, por kur kryeministri, kryetari i Bashkisë bashkëpunojnë dhe ecin përpara, mbaroi për një vit. Shpresoj të njëjtin fat do ketë “Sami Frashëri”, shpresoj që asnjë nga këto projekte nuk do bllokohet për teka politike sepse Astiri ishte një tekë e madhe politike.
Për fëmijët, në 1 Qershor, do kemi një superdhuratë, “Parkun Rinia”. Dashtë Zoti çdo gjë shkon mirë, pra që fëmijët e nënat mund të lejohen të dalin, do kemi një qershor për t’u mbajtur mend. Siç e filluam mandatin, pra me një sherr dhe 1 qershorin tek këndi i lojërave tek Liqeni, Parku Rinia do jetë një bizhu në qendër të Tiranës, sidomos në këto kohë ku na duhet gjithmonë e më shumë hapësirë publike për të ruajtur distancën".
Veliaj u pyet nga Report Tv edhe mbi masat që janë marrë nga punëtorët në kantieret e ndërtimit. "Në industrinë e ndërtimit, kryesisht ato që janë punë monopersonale, vetëm një njeri, ne i kemi toleruar, nuk punohet në ambiente të mbyllura. Kantieret ku nuk ka kontakt fizik të afërt ose janë vetëm në një moment i kemi lejuar se duhet të pranojmë se jeta vazhdon" tha ai.
"Sami Frashëri” pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve, 1.15 miliardë euro. Në të gjithë vendin, pra në bashkitë e prekura nga tërmeti vijon shembja e shkollave, pallateve dhe banesave të shpallura të pabanueshme.
Report Tv sjell pamjet me dron në shembjen e gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Shkolla u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe do të përfitojë nga grantet e qeverisë për ndërtimin e një godine të re me fondet që u mblodhën në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Prishja e shkollës solli nostalgji për ish nxënësit e saj si Erion Veliaj, Lulzim Basha, Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Nano.
Sa i shkathët Lali po prish objekte qe i rinovojë vetë a ka kontroll shtetëror në Shqipëri apo jo se Lali po bën namin më shumë para po mer Tirana si bashki se sa qytetet që me të vërtetë u dëmtuan nga tërmeti të fala shtetit dhe ju lutm botojeni komentin falemimderit.
PërgjigjuIku dhe nje ambjent me energji te keqe komunizmi!
Përgjigju..futi dhe ca Pallate rrotull Samiut si ke Gjimnazi e Klubi Partizani...??!!!!
Përgjigju