Shkolla 9-vjeçare '14 Nëntori'

U dëmtua nga tërmeti, vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës në Durrës, Rama: Do zhvillohet proces mësimor me standarde europiane

13 Mars, 15:40| Përditesimi: 13 Mars, 17:03

  • Share

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ’14 Nëntori’ në Durrës.

Rama thotë se në këtë shkollë do të zhvillojnë procesin mësimor 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër.

Postimi i Ramës në Facebook:

Vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori” në Durrës

Në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde europiane.

Kjo shkollë u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Që nga ajo kohë, nxënësit e kësaj shkolle e kanë kryer procesin mësimor me turne në disa shkolla të tjera. Tashmë me rikonstruksionin gjithçka do të zgjidhet.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?