U dëmtuan nga tërmeti, IKMT nis prishjen e dy pallateve në Hamallaj! Deri tani 130 objekte te prishura

7 Gusht 2020, 12:24| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 12:26

  • Share

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur prishjen e dy pallateve 5-katësh në Hamallaj, Durrës.

Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, IKMT vazhdon të prishë të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht një pallat 5-katësh dhe dy shtesa pallatesh pesë dhe dy katëshe në Shijak, një pallat 5-katësh në Durrës, një pallat tre katësh në Ishëm.

Prej fillimit të punës për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti për të nisur ndërtimin e godinave të reja, IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme. Nuk është shënuar asnjë incident, apo mosmarrëveshje me banorët.

Komento

Komente

  • Fitimi: 07/08/2020 15:32

    AMAN O IKMT A KE MUNDESI TE PRISHESH 200.000 PALLATE DHE -LOKHALE-SHTEPI NE BREGDETIN SHQIPTAR NGA VELIPOJA NE KSAMIL....???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?