Tirana

U dëmtuan nga tërmeti, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton emrat e 200 familjeve që përfitojnë ndërtimin e shtëpive

27 Qershor 2020, 12:37| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 12:42

  • Share

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratuan emrat e 200 familjeve të para që përfitojnë nga rindërtimi i banesave private nga rreth 800 të tilla.

“Kemi gati edhe 200 dosjet e para për shtëpitë që do të rindërtohen, kryesisht në zonat rurale. Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për shtëpitë private familjare. Me këtë lot hapen disa kantiere pune në shumë prej zonave rurale të Tiranës, për të filluar në kohë rekord edhe ndërtimin e shtëpive. Për 200 dosjet e shtëpive të reja do të procedohet me një kontratë me operatorin që do ta ndërtojë. Sigurisht, kontrata na lipset pasi të marrim çelësat në dorë, që të kemi mundësi ta hipotekojmë. Për të gjithë këto procedura, çdo njësi administrative do të informojë qytetarët që përfitojnë nga procesi i rindërtimit,”- tha Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Më poshtë emrat e 200 familjeve që përfitojnë

Klko këtu (Lista e plotë)

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?