U dëmtuan nga tërmeti, lista me 28 pallatet që do të shemben në Tiranë

27 Shkurt 2021, 23:02| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 23:04

  • Share

Bashkia e Tiranës ka vendosur të prishin detyrimisht 28 pallate që pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Bëhet me dije se akt-ekspertizat e thelluara dhe oponencat teknike të ngritura në i ka shpallur ato të pabanueshme me rrezikshmëri të lartë.

Sipas analizës së thelluar nga operatorët ekonomikë të caktuar nga bashkia dhe oponenca teknike e institutit të ndërtimit nuk do të përballonin dot një tërmet të dytë të atyre përmasave. Shumica, duhet t’i nënshtrohen restaurimit dhe përforcimit, vlera e të cilit është përafërsisht e njëjtë ose më shumë se sa do të duheshin për t’i ndërtuar nga e para.

Objekti gëzon aftësi mbajtëse të papërshtatshme strukturore për të përballuar veprimin sizmik, gjithashtu ndërtesa që është objekt i këtij vlerësimi është relativisht e vjetër. Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për një vend sizmik siç është Tirana dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit, mbi bazën e specifikave teknike të projektit”, citohet në projektvendimin e nisur për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të mbahet nesër.

Aty thuhet gjithashtu se banorët janë vënë në dijeni, pasi në verën e vitit të shkuar, përgjatë muajve gusht- shtator janë bërë dëgjesa publike për secilin pallat. Për secilin nga objektet kemi dy zëra, akt-ekspertiza e thelluar nga një operator ekonomik dhe oponenca teknike nga instituti i ndërtimit. Kur ka ndeshje këndvështrimesh, fjala e këtij të fundit prevalon mbi të parën.

Por kur do të bëhet shembja?

Shembja e pallateve nuk nis menjëherë pas marrjes së vendimit. Fillimisht duhet të njoftohen banorët dhe palët e interesuara. Fillimisht përmes publikimit në faqen zyrtare dhe stendave pranë njësive administrative. Më pas, një ditë përpara prishjes së objektit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili kryen ndërhyrjen në praninë e një përfaqësuesi nga Prokuroria e Tiranës dhe Policisë së Shtetit.

Njësia e Vetëqeverisjes Vendore vendos prishjen e ndërtesës edhe pa pëlqimin e pronarëve. Procesi i prishjes së ndërtesave publike duhet të bëhet me vendim të organit shtetëror pronar apo administrator të ndërtesës. Njëkohësisht, autoriteti shtetëror që kryen prishjen ka detyrimin të njoftojë 24 orë përpara ndërhyrjes, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor ku ndodhet ndërtesa, si dhe strukturat e Policisë Vendore”, thuhet në vendim, transmeton Panorama.

Familjet që banojnë në 28 pallatet e cituara në listën përbri shkrimit automatikisht përfitojnë bonus qiraje përmes bashkisë në mesataren e tregut të lirë që varion nga 18- 22 mijë lekë./Opinion.al

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?