Vetëm pak ditë më parë Report Tv ngriti shqetësimin që shtatoret e rilindasve Naum Veqilharxhi, Asdreni dhe Kristoforidhi i ishin dëmtuar emërtimet.
Për këtë arsye Report Tv kontaktoi me përfaqësuesit e Bashkisë Korçë të cilët garantuan se kjo situatë do të zgjidhej dhe emërtimet do të vendoseshin përsëri.
Të njëjta burime thanë se shtatoret janë dëmtuar nga vandalizmi.
Nga një vëzhgim i ditës se sotme rezulton që emërtimet janë vendosur përsëri duke kthyer kështu dinjitetin e munguar prej kohësh për 3 nga rilindasit.
Komente
