Daniel Shima

Kronikë

U denoncua i zhdukur nga familjarët, ish-zv/drejtori i AKSHI-t Shima kthehet në shtëpi: Isha në jug, pata një konflikt me partneren! Policia: U largua me dëshirë

21 Gusht, 07:56| Përditesimi: 21 Gusht, 08:57

  • Share

Disa orë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në shtëpi.

Gazetari Sokol Dema raporton se në dëshminë e dhënë pas rikthimit në banesë, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.

Edhe policia, në një reagim zyrtar, tha se Shima është paraqitur vetë në komisariatin nr.1, dhe ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij.

Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij,  e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera, rezultoi nuk kishte asnjë arrest të dhënë ndaj tij.

Ora 08:54
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, reagon policia: U paraqit vetë në komisariat, dëshmoi se është larguar me dëshirën e tij

1755759323_Komisariatinr.1neTirane.jpg

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij. 


"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 21/08/2025 10:08

    Ky s’është pjekur emocionalisht akoma, i paskan dhënë gjithë atë detyrë shtetërore mbi supe. Me këto mend o trim, kishe pas mundësi t’i vije “tritolin” e-Albanias. Shyqyr që të ka dashur partnerja atëherë.

    Përgjigju
  • Gent: 21/08/2025 09:06

    Po e kane marre peng o njerez, si nuk flet njeri ne kete shtet mafioz, e ka mor peng Met Hasa me urdher te Belindes, e qepi gojen nuk flet me ai per fjithe milionat e Akshit

    Përgjigju
  • Illi: 21/08/2025 08:03

    Jo vetem te sqaroje ngjarjen, por ti vere ne ngarkim edhe te gjitha shpenzimet per kete proces.

    Përgjigju
    • Lenti: 21/08/2025 09:47

      Se kupton qe e kane rrembyer dhe i kane bere presion??

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?