U denoncua i humbur në 'Pa Gjurmë', gjendet i mbytur në një kanal kullues pranë lumit të Lanës në Shkozë vogëlushi 5-vjeçar (VIDEO)

1 Mars 2020, 12:33| Përditesimi: 1 Mars 2020, 15:21

  • Share

TIRANË - Pas dy javësh i humbur, 5-vjeçari Klodian Hashimi gjendet i pajetë, i mbytur në një kanal kullues pranë lumit të Lanës tek banesat sociale në Shkozë, ku familja e tij jeton. Vogëlushi ishte denoncuar më parë i zhdukur në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv.

Klodian Hashimi rezultonte i humbur në 17 shkurt të këtij viti, nga parku i lodrave pranë banesës në Shkozë. Familjarët e gjetën shumë pak metra larg shtëpisë së tyre tek banesat sociale në Shkozë, por fatkeqësisht të pajetë. 

Në një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë, policia e Tiranës tha se "rreth orës 12:15 fëmija u gjet i dekompozuar në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës"

"Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht", njoftoi policia.

Konfirmimin e parë e dha në redaksinë e Report Tv, xhaxhai i tij i cili është njoftuar nga i ati i Klodianit, se 5-vjeçari u gjet i pajetë. Ai hedh akuza se edhe shteti duhej të tregonte më kujdes, pasi në atë zonë rrezikohet jeta e shumë fëmijëve të tjerë që mund të kalojnë rrethimin me tela dhe të përfundojnë në lumin e Lanës.  

"E kanë gjetur brenda në ujë përmbysur. Është një pellg me ujë, mund të ketë kaluar ndonjë gardh e të ketë rënë.", tha në një lidhje telefonike për Report Tv Adriatik Trëndafili, xhaxhai i djalit.

"Ka motra ime, kanë të tjerët fëmijë, kanë të gjithë fëmijë. U mbyt sot ai do mbytet tjetri nesër me këtë gjendje që është kanali. Një mur kërkojmë, të behetë një mur rrethues", tha një banor i zonës duke shfaqur të njëjtin shqetësim.

Kjo zonë është ende kantier ndërtimi, pasi po vijon projekti për rehabilitimin e bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri deri në Shkozë.

Sipas deklarimeve të familjarëve më 20 shkurt në emisionin "Pa Gjurmë", 5-vjeçari u la i vetëm për rreth 30 minuta duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë. Ndërsa sot, fatkeqësisht morën lajmin tragik.

1583064296_hashimi.jpg

Klodian Hashimi

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 02/03/2020 15:41

    Biri i vogel, ç'fat te keq paske patur?! Syte me lot m'u mbushen.

    Përgjigju
  • arbeni: 01/03/2020 18:39

    gjynah djali I vogel,,,,shteti te rregulloje keto pellgje e puse qe te mos bien kalamajte e te mbyten….ngushellime familjes..

    Përgjigju
  • Ergysi: 01/03/2020 14:56

    shpirti i tije pushoft qete ne xhenet. vetem durim per kete sprove qe ju ka rene prinderve djali i tyre ne diten e gjykimit do i presin ne njeren ne tete dyert e xhehnetit...

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/03/2020 13:02

    Ngushllime familjes!

    Përgjigju
    • Bonita: 02/03/2020 00:03

      Gushllime familes po qysh u gjet I vdekur para baneses po vetem e ka myt naj kush edhe e ka gjujt aty ska shtet kosova

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?