U denoncua në 'Pa Gjurmë' i humbur një ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 72-vjecarit

18 Qershor 2020, 19:14| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 19:54

  • Share

Mëngjesin e 15 qershorit Vasili, i cili vuante nga skleroza, doli për të mos u kthyer dot më. Informacionet e para, që mbërritën gjatë transmetimit live e lokalizuan vendndodhjen e tij, po brenda qytetit të Lushnjes, por pa mundur të arrihet në vendin, ku edhe u gjet i pajetë, pranë një banese të braktisur. Një person ka njoftuar familjen, pasi ka mundur të identifikojë 72-vjecarin që kërkohej në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Me lot në sy, thuajse e pamundur për ta besuar, vajza që e kërkoi një ditë më parë në emision dha këtë lajm te hidhur:

‘Një person që është roje në një ndërtesë aty afër na njoftoi se e kishte gjetur trupin e pajetë. Babai im kishte mbaruar. U gjet mbrëmjen e djeshme, në një shtëpi të pabanuar. 10 minuta larg nga shtëpia. Kishte rënë nga një lartësi. Kishte rënë keq dhe e gjetëm pa jetë. Unë kisha dyshime pasi prej tre ditësh askush nuk e pa. Ishte fati i tij, mbaroi. E kemi përcjellë drejt banesës së fundit. Që nga ajo rrugë nuk u kthye më. Nuk mundi, ndoshta nuk kishte patur njeri ta ndihmonte. E humba babain’, përlotet në studio vajza e tij Esmeralda, teksa dha këtë lajm të hidhur për babain e saj

Vasil Bano doli nga banesa këtë të hënë dhe nuk u kthye më. I moshuari vuante nga skleroza prej tri vitesh. Pak para se të zhdukej i kërkoi vajzës ta falte.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?