DURRËS - Një adoleshente e zemëruar sajoi akuzën e incestit, beri denoncimin ne komisariat dhe çoi pas hekurave te atin. 48-vjeçari u arrestua nga policia e Kavajës, ndërsa këtë të premte doli për masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit.
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e la në arrest me burg me kërkesë te prokurores, Oltiana Çifligu, pavarësisht se avokati Ilia Ilia paraqiti prova se 15-vjecarja është e virgjër dhe rrjedhimisht babai nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
“Në seancë paraqita akt-ekspertimit mjeko-ligjor, nuk është e defloruar, nuk ka besueshmëri kallëzimi. Prokuroria thotë se s’ka mbërritur në prokurori zyrtarisht, nuk e kane administruar ende si provë”.
Përpos ekspertizës mjeko-ligjore, vete vajza është penduar dhe ka deklaruar se ka sajuar akuzën ndaj të atit, në shenje hakmarrje, pasi i ndaloi përdorimin e telefonit.
“Ka ndodh në një moment që babai ka pasur përplasje me vajzën, sepse kishte kapur disa biseda të papërshtatshme me një shoqe”.
Nënë e bijë ishin të pranishme në Gjykatën e Durrësit, ku thanë se nuk kane nevoje për urdhër-mbrojtje. Ato kërkuan te merrnin pjesë dhe në seancën e masës së sigurisë por nuk u lejuan nga gjyqtarja.
“Në seancën e mbrojtjes e mohuan abuzimin seksual! Nena tha se e bija në mënyrë të pamatur, në një moment zënke ka bere këtë gjë (denoncimin). Në klasë të tretë ka bërë ndërhyrje, ka qenë e përkëdhelur ndaj ka bërë këtë sjellje te papërshtatshme dhe arrogancë me të atin”.
“Donin te hynin tek masa, ishin te gatshme, por nuk i lejoi gjyqtarja e çështjes, e bëri që mos administroheshin deklarimet. Ndërkohë deklarimet e para ishin marrë nga 4 OPGJ dhe në mënyrë jo të përshtatshme sugjestive që implikonin babain për të kërkuar me çdo kusht arrestimin”.
Avokati Ilia Ilia është i bindur në pafajësinë e 48-vjecarit ndaj do të ankimojë masën e sigurisë, duke kërkuar lirinë e tij. Ndërsa prokurorja e Durrësit Oltiana Çifligu ka kërkuar te administroje akt-ekspertizën dhe dëshmitë e nënës dhe vajzës, ne prani te psikologut.
“Babai i rënduar se ka gjithë Shqipërinë në kurriz! Unë e mbroj se akuza nuk është e vërtetë, se po te ishte e vërtetë ajo është gjë e rëndë, as unë s’do e mbroja”.